Misioni dhe Visioni ynë

Kompania e Sigurimeve Dukagjini është duke vepruar që nga viti 2002, me marrjen e licencës nga BPK-ja (Banka e Pagesave të Kosovës) me datën 16 Shkurt 2002 dhe me numër të rexhistrimit të biznesit 80605633 të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së kosovës.

Misioni:
Misioni (qëllimi, synimi) i kompanisë është që të jetë e ndieshme në kërkesat siguruese duke shërbyer në tregun e sigurimeve si furnizues i produkteve të jetës dhe ato të jo-jetës dhe të shërbejë si një mbështetje financiare për viktimat e dëmeve, vazhdimit duke u rritur dhe duke pasqyruar profit.

Synimet:
Synimet tona janë ta plotësojmë misionin tonë. K.S. Dukagjini planifikon që të zgjeroj aktivitetin e vet me produktet ekzistuese duke i shitur si klientëve të rinj ashtu edhe atyre ekzistues.

K.S. Dukagjini gjithashtu do të konsiderojë lidhjen me ekspertë për arritjen e diturisë teknike dhe në liferimin e një shërbimi teknik të një niveli shumë të lartë. K.S. Dukagjini do të vazhdojë që të investojë në infrastrukturën moderne të IT-së që të sigurojë efikasitet në shërbime dhe në veprimet e synimet e veta të ardhshme.

Gjithashtu është duke u krijuar një rrjet i gjërë i marketingut dhe distribuimit në tërë Kosovën në mënyrë që të arrihen të gjithë klientët potencial.