Sigurimin i Automjeteve

Sigurimi i detyrueshëm motorik ose siç quhet ndryshe Sigurimi TPL
- (sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë) ju mbulon për dëmet që
ju u shkaktoni të tjerëve me përdorimin e mjetit tuaj, por përsëri
mjeti juaj është i pasiguruar.
Nëse ju dëshironi të siguroni edhe dëmet që pëson mjeti juaj, atëherë
ju duhet të bëni sigurimin KASKO të automjetit. Me policën KASKO të
K.S. Dukagjini, mjeti juaj motorik do të jetë i mbuluar nga rreziqe
të tilla si:
- përplasja, rrëzimi, përmbysja e automjetit
- zjarri, eksplozioni, dhe rrufeja
- stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja dhe rënia e objekteve mbi mjet
- thyerjet e xhamave
- vjedhja e plotë apo e pjesëshme
Të gjitha mbulimet e mësipërme i takojnë vetëm automjetit tuaj, por
nëse ju dëshironi të siguroni edhe vetveten si përdorues i automjetit,
atëherë K.S. Dukagjini ju ofron Policën e Sigurimit të Përdoruesve të
Mjeteve Motorike.
Kjo policë ju ofrohet si aneks i policës Kasko, dhe ju mbulon
financiarisht për fatkeqësitë që mund tju ndodhin në komunikacion
gjatë përdorimit të mjetit tuaj.