Produktet Personale
Dukagjini është lider i pranuar gjerësisht në fushën e sigurimeve në Kosovë. Kompania e Sigurimeve Dukagjini është licencuar nga BPK-ja (Banka e Pagesave të Kosovës) me datën 16 Shkurt 2002 ndërsa është regjistruar me numër të regjistrimit të biznesit 80605633 të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.
Me një staf të shkathtë, kreativ dhe të kualifikuar profesionalisht, Dukagjini ju ofron zgjidhje për të gjitha nevojat tuaja në fushën e sigurimit. Shërbimet që ofron Dukagjini përfshijnë: Sigurimin e pasurisë nga zjarri dhe rreziqet plotësuese, Sigurimin KASKO të automjeteve, Sigurimin e personave nga fatkeqësitë e rastit, Sigurimin e objekteve në ndërtim nga të gjitha rreziqet, Sigurimin e përgjegjësisë profesionale, Sigurimin e garancive.
Të vendosur për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, ne ju ofrojmë konsulencë të vazhdueshme për tju ndihmuar në zgjedhjen e policës më të përshtatshme për ju.
Kompania e Sigurimeve Dukagjini ka selinë
qendrore në Prishtinë, Kosovë - Rr. Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe
degët e veta në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj,
Gjakovë.