Sigurimi i Garancioneve
Kompania e sigurimeve Dukagjini, klientëve të saj ju ofron edhe sigurimin e garancioneve të ndryshme. Aktualisht në treg është duke ofruar: sigurimin e ofertës, sigurimin e ekzekutimit/kontratës, sigurimin e avansit/paradhënijes dhe sigurimin e ruajtjes/mbajtjes.
Kur e dimë se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë zhvillimi të gjithëmbarshëm dhe se kapacitetet financiare të bizneseve nuk janë edhe aq të mjaftueshme, ne kemi menduar se përkrahja e përkoshme e klientëve tanë mund të jetë e nevojshme dhe e domosdorshme.
Si rrjedhojë kompania e sigurimeve Dukagjini ka sjellë në treg të sigurimeve produktet e lartëcekura si mbështetës të zhvillimit dhe gjithashtu lehtësues të vështirësive të mundshme për klientët tanë.