Sigurimin i automjeteve

Sigurimi i detyrueshëm motorik ose siç quhet ndryshe Sigurimi “TPL” - (sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë) ju mbulon për dëmet që ju u shkaktoni të tjerëve me përdorimin e mjetit tuaj, por përsëri mjeti juaj është i pasiguruar.

Nëse ju dëshironi të siguroni edhe dëmet që pëson mjeti juaj, atëherë ju duhet të bëni sigurimin KASKO të automjetit. Me policën KASKO të K.S. “Dukagjini”, mjeti juaj motorik do të jetë i mbuluar nga rreziqe të tilla si:

  • përplasja, rrëzimi, përmbysja e automjetit
  • zjarri, eksplozioni, dhe rrufeja
  • stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja dhe rënia e objekteve mbi mjet
  • thyerjet e xhamave
  • vjedhja e plotë apo e pjesëshme


Të gjitha mbulimet e mësipërme i takojnë vetëm automjetit tuaj, por nëse ju dëshironi të siguroni edhe vetveten si përdorues i automjetit, atëherë K.S. “Dukagjini” ju ofron Policën e Sigurimit të Përdoruesve të Mjeteve Motorike.

Kjo policë ju ofrohet si aneks i policës Kasko, dhe ju mbulon financiarisht për fatkeqësitë që mund t’ju ndodhin në komunikacion gjatë përdorimit të mjetit tuaj.