Sigurimin i personave
Njeriu disponon lloje të ndryshme të pronës dhe pasurisë që dëshiron ti sigurojë nga rreziqet dhe të papriturat, por kapitali më i çmuar jeni ju vetë, bashkëshorti/ja e mbi të gjitha e ardhmja juaj: fëmijët tuaj të dashur.
Në punë, dhe jashtë saj, në shkollë, në shtëpi, në rrugë dhe në çdo moment të jetës së përditshme njeriut mund ti kanosen fatkeqësi të ndryshme që mund ta lëndojnë atë, ti shkaktojnë atij dëmtime trupore, invaliditet të përhershëm apo pasojën më të padëshirueshme - vdekjen.
Por edhe në rastin kur aksidenti nuk shkakton pasoja fatale për jetën, i dëmtuari vihet në vështirësi të madhe financiare pasi shërimi shpesh herë është i shtrenjtë dhe i papërballueshëm. Kjo ka një zgjidhje: Sigurohuni pranë Kompanisë tonë duke blerë Policën e Sigurimit të shëndetit apo ate të sigurimit të aksidenteve personale.
Ne ua ofrojmë këtë shërbim në formën që ju e dëshironi si p.sh:
- sigurim individual ku mund të sigurohet vetëm një person
- sigurim kolektiv i punëtorëve të ndërmarrjeve dhe enteve të ndryshme
- sigurim familjar ku me një policë sigurohen të gjithë anëtarët e familjes
- sigurimi i nxënësve dhe studentëve
- sigurimi i personave gjatë udhëtimit jashtë shtetit (sigurimi i shëndetit në udhëtim).edhe pse është vullnetare, polica e shëndetit në udhëtim, shpesh herë bëhet obligative kur paraqitesh për vizë pranë ambasadave të huaja.