Menaxhimi i riskut

Kompania e Sigurimeve “DUKAGJINI” sh.a., ka marëdhënie kontraktuese me disa kompani risiguruese me renome botërore. Në klasën e sigurimit nga autopërgjegjësia si dhe në klasën e sigurimeve tjera (sigurimet vullnetare), Kompania e Sigurimeve “DUKAGJINI” sh.a. ka kontratë risigurimi me Sava Reinsurance Limited, nga Sllovenia, e cila ka rejting ndërkombëtarë A- nga kompania për vlerësimin e institucioneve financiare Standard & Poors.

Kompania risiguruese Sava Reinsurance Limited ka marëdhënie bashkëpunimi me Lloyd’s syndicate, Mynih RE, Swiss Re dhe me shumë kompani tjera risiguruese ndërkombëtare.

Në klasën e sigurimit të shëndetit në udhëtim dhe sigurimit shëndetësorë, Kompania e Sigurimeve DUKAGJINI sh.a. ka marrëveshje me kompaninë CORIS INTERNATIONAL nga Franca për ofrimin e asistencës mjekësore në gjithë botën, si për sigurimin e shëndetit në udhëtim, ashtu edhe për klientet tanë të cilët kanë kontraktuar sigurimin shëndetësor Standard ose Gold. Gjithashtu me Kompaninë EVASAN nga Zvicra, kompania e sigurimeve Dukagjini e ofron sigurimin e shëndetit në udhëtim poashtu në gjithë botën. 

Kompania e Sigurimeve Dukagjini sh.a. në bazë të rrjetit të saj të nivelit ndërkombëtarë të risiguruesve, ju garanton klientëve të vet siguri maksimale.